Karakteri Shembullor
Erdhi një njeri tek Pejgamberi alejhi selam dhe i tha: Më këshillo, i tha Pejgamberi alejhi selam:
Tirmidhiu (1987), Hakimi (1/121)
Ke frikë Allahun kudo që të jesh
Pas çdo pune të keqe që vepron pasoje atë me diçka të mirë, sepse ajo shlyen punën e keqe
Dhe sillu me njerëzit me moral (edukatë) të mirë
Të tjerët për Profetin Muhamed (a.s.)
“Doja të njihja më të mirin e atyre, të cilët kanë sot pushtet të padiskutueshëm mbi zemrat e miliona njerëzve… Unë u binda më shumë se kurrë se nuk qe shpata, që në ato ditë i hapi truall fesë islame në skenën e jetës; qe thjeshtësia e paepur e Profetit, mosvlerësimi i vetes në mënyrë absolute, përkujdesja skrupuloze për zotimet e veta, përkushtimi i tij i zjarrtë ndaj shokëve dhe ithtarëve, trimëria e tij, guximi i tij, besimi i tij absolut në Zotin dhe në misionin e vet.”
“Ai duhet të quhet shpëtimtari i njerëzimit. Unë besoj që, në qoftë se një njeri si ai do të ushtronte pushtetin e botës së sotme, do t’ia arrinte t’i zgjidhte problemet e saj e do t’i sillte paqen dhe lumturinë, aq të nevojshme.”
“Alternativa ime e vënies së Muhamedit në krye të listës së njerëzve më me influencë në botë mund ta habisë ndonjë lexues e mund të diskutohet nga të tjerë, por ai qe i vetmi njeri në histori, i cili pati suksesin më të madh, si në aspektin fetar, ashtu edhe në aspektin shekullar.”
Pyetje të shpeshta
Çdo pejgamber ka punuar dhe nuk ka pasur pritshmëri nga njerëzit. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) gjatë fëmijërisë së tij ishte një bari, si i ri dhe në vitet në vazhdim ishte tregtar. Zaten, ajo çfar tërhoqi vëmendjen e Hatixhes r.anha ishte drejtësia që Pejgamberi a.s. tregoi në tregti, besnikëria, edukata dhe morali i tij. Përveç profetësisë, ai ka qenë edhe: udhëheqës i shtetit, komandant i ushtrisë, gjykatës, mësues, imam, predikuesi e administrator. Megjithatë, përveç të gjitha këtyre, profesioni dhe puna e Atij (salallahu alejhi ue selem) ishte që të tregojë rrugën për të sjellë njerëzimin në lumturi, për të kujtuar qëllimin e krijimit e për të udhëhequr në rrugën e udhëzimit.
Ai kishte një trup të madh, i cili i jepte Atij një pamje madhështore. Gjymtyrët e trupit i kishte në raporte të ekuilibruara e krejt të natyrshme. Trupi i Tij kishte një veçori që nuk bënte asnjëherë hije pas vetes. Fytyra i ndriçonte, seç kishte një vezullim të veçantë. Koka e Profetit të Universit ishte jo e vogël, me flokët as të drejta e as me kaçurrela; diçka midis të dyjave, i dallgëzuar… Flokët i zbrisnin deri në mes të veshëve, e nganjëherë i kishte më të gjatë. E zeza e syve ishte plotësisht e zezë, ndërsa e bardha e bardhë dëbore. Goja e të Dërguarit të Allahut (s.a.s.) ishte e madhe, e gjerë aq saç duhet të jetë për t’u cilësuar elegante. Ajo bënte që dhëmbët e përparmë të ishin të dukshëm, të bardhë si kristal dhe të mprehtë. Lëkurën e kishte më se të lëmuar. Krenaria e Njerëzisë kishte një zë kumbues, me një ton aq të ëmbël. All-llahumme Sal-li ala Muhammed.
All-llahumme sal-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammed kema salejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke Hamidun Mexhid, All-llahumme barik ala Muhammedin ve ala ali Muhammed kema barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke Hamidun Mexhid.