Published On: February 6, 202214 min readViews: 152

Modest

Profeti rrinte bashkë e hante bukë me shërbëtorët e skllevërit. Një grua që një ditë sheh një pamje të tillë, i thotë me përbuzje: “Je ulur e ha bukë si një skllav!” Kurse Zotëria i Gjithësisë i përgjigjet: “A mund të ketë skllav më të lumtur se unë? Unë jam skllav i Zotit!”

Po, profeti ishte njeriu i ekuilibrit e i maturisë; fjalët e tij nuk janë kurrsesi në atë sens që duan t’i japin ca rryma interesante ideologjish, që pretendojnë se profeti do të marrë atë e këtë nën mbrojtjen e tij Ditën e Gjykimit. Madje edhe vajza e tij, më e shtrenjta, fruti i vetëm i ndjenjave të tij në ditët e profetësisë, e nderuara Fatma (r.a), nuk sigurohet se do të jetë nën mbrojtje absolute, ndërsa profeti i drejtohet me këto fjalë: “O Fatma, bija e Muhamedit! (Blije dhe ti shpirtin nga Allahu) sepse as për ty nuk mundem të bëj diçka Ditën e Gjykimit!”[11] Ajo Fatma, që pa ia çikur mëkati vështrimin e imagjinatën, ishte martuar me Aliun. Madje, pa i mbushur ende të njëzet e pestat, kishte ikur nga kjo botë. Gjithë të zgjedhurit e të dalluarit në përkushtim e gjithë miqtë e Allahut, do të ishin frut i gjeneratës së saj të ndritur. Ajo që ishte rritur në atë shtëpi profeti, ku shpallja vërshonte pa pushim. Ajo, për të cilën profeti kishte urdhëruar: “Fatma është një pjesë e imja!”[12] Ajo Fatma, që ishte bërë e ditur me shpallje se do të ishte një prej zonjave të parajsës[13]…
Po, edhe asaj, po, asaj Fatme, profeti i thoshte: “Mundohu të blesh shpirtin nga Allahu! Hiqe hipotekën që ndodhet mbi atë shpirt!”
Ja, një njeri i tillë, më asketi i asketëve, që nuk ka treguar kurrë asnjë grimcë pavendosmërie në respektin e dashurinë ndaj Allahut, që e ka parë veten si një “hiç” – simbol i madhështisë së Tij, njeriu që nuk e ka lidhur shpresën te vepra e vet e që e di më mirë se kushdo se ç’është Dita e Gjykimit e bota e përtejme, nuk ka sesi të mund të shmanget, si të mund t’i afrohet mëkatit, të pësojë lëkundje e të humbë vijën e vet! Kurrë mos qoftë e thënë!

Edhe Profeti mirrej me punë të shtëpisë

Pas vdekjes së PROFETIT s.a.s gruan e Tij , nënën e besimtares Ajshen r.a e pyeten:
‘’Si ishte i Derguari i All-llahut në shtëpi?’’
Ajshja r.a u përgjigj:
‘’ Ai s.a.s ishte i lumtur të bënte punën e tij vetë. Edhe pse të gjithë sahabet e tij do ta ndihmonin ai dëshironte ti bënte vetë punët e tij. Ndërsa ishte në shitëpi Ai i rregullonte rrobat, milte dhitë, kujdesej për devet i lidhte dhe i ushqente. Për më teper ai kujdesej për këpucet e tij, i ndihmonte shërbëtoret dhe hante me ta. I barte vetë ushqimet nga tregu për në shtëpi dhe kur dikush i tha : ‘’ O i Dërguar i All-llahut! Më lejo ti bartë për ju’’
AI ju përgjigj ‘’ Cdo besmtar duhet ta bart vetë ngarkesen e tij, nëse ai mund’’

A nuk do të doje o Omer?

Hz Omeri hyri njëher në dhomën ku ishte duke pushuar Zotëria i gjithësis a.s. Teksa shikonte në dhomën e të Dërguarit a.s e tëra që pa ishte një haser e punuar nga lëkura e kafshëve dhe një thes elb, ja kaq kishte në dhomën e të Dërguarit a.s. Kur e pa këtë skenë, dhe shenja që ashpërsia e hasres i kishte lënë në trupin e të dërguarit hasra Hz Omeri r.a filloi të qante me zë, sa që e zgjoi nga gjumi të Dërguarin a.s.
‘’Pse po qanë o i biri Hatabit’’ e pyeti Profeti a.s.
“O, i Dërguar i Allahut! Ndërsa persianët i lënë mbretërit e tyre të jetojnë në pallate dhe bizantinët u japin perandorëve një jetë luksoze dhe të lavdishme, ju jeni apostulli i Allahut … na jepni leje, atëherë ne do të … ”

Ajo që kishte menduar ishte kuptuar.i Dërguari i Allahut a.s ndërpreu kalifit të tij të ardhshëm me një simbol të trishtë dhe të sinqertë të dorës dhe recitoi vargun e mëposhtëm:
‘’Kjo jetë e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se defrim e lojë, e jetë e vërtetë, padyshim është ajo e botë së ardhme (Ahireti), sikur ta dinin.

Nuk më pëlqen të më shërbej askush

Profeti po shkonte në xhami me njërin nga shokët Amir ibn Rebia.
Këpuca ju kishte zgjidhur të Dërguarit a.s. Amir nxitoi që menjëher t’ia lidhte. Por Profeti e pengoi dhe e lidhi vetë. Përderisa po e lidhte i tha:
‘’Nuk më pëlqen të më shërbej askush në punët e mija…’’.

Nuk je më i fuqishem se unë

Ishte përpara luftës se Bedrit testit të parë serioz për muslimanet. Në radhët e muslimaneve nuk kishte shumë deve ishte vetëm një për 3 persona.
Personat që e ndanin te njëjten deve me Profetin a.s me vetëdëshirë hoqen dorë nga radha e tyre. Ata dëshironi që profeti a.s të udhëtonte vazhdimish me deve, gjë që Profeti a.s nuk e pranoi dhe tha:

“Ti nuk je më i fortë se unë. Për më tepër, unë kam nevojë për të marrë shpërblimin aq sa ju keni nevojë. ”

Më lejoni të bartë dru edhe unë

Ishin në një udhëtim ..dhe morën një pushim për të ngrënë. Të gjithë miqtë e tij morën një detyrë. Profeti Muhammed (as) tha:
‘’Më lejoni që unë ti mbkedh drutë e zjarrit.’’ natyrisht sahabet nuk donin që Zotëria i gjithësis ti barte drutë.
“O Pejgamber i All-llahut! Pusho; ne do ta bëjmë atë punë. “Profeti Muhamed u përgjigj:
“Unë e di që do ta kryeni atë me dëshirë. Sidoqoftë, nuk jam i lumtur të jem në një pozicion të privilegjuar në komunitet. Kët nuk e pëlqen as All-llahu. “Dhe Ai vazhdoi të mblidhte drutë.

Unë nuk jam mbret!

Profeti Muhamed (PBUH) shkoi mnë pazar me Ebu Hurejren. Pasi që bleu atë për qfarë kishte shkuar, Profeti as ja dha argjendin që ishte njësia monetare e kohës dhe ju drejtua shitësit:
‘’Jini të kujdesëshem dhe peshoni drejtë.’’ shitësi mbeë i habitur, kurrë nuk kishte dëgjuar diqka të tillë nga blerësit e mëhershem. Pas kësaj, Ebu Hurejra e informoi atë se ai ishte Profeti … Pastaj shitësi menjëherë donte të puthte duart e Profetit Muhamed (as). Por, Ai nuk e lejoi atë që ta bënte këtë.
“Kjo praktikohet nga persët për mbretërit e tyre. Unë nuk jam një mbret, por një person si ju … ”

Në rrugën e kthimit në shtëpi, Ebu Hurejra donte ta ndihmonte duke e mbajtur ngarkesën e tij. Ai nuk e lejoi që ta bënte këtë.

“Një person duhet të mbajë ngarkesën e tij vetë nëse është e mundur”.

Pejgamberi a.s dhe femijet

Kur I Derguari I Allahut shihte ndonje femije duke qare ulej edhe ai qante me te. Thelle ne ndergjegjen e tij ndjente dhimbjen e nje nene qe qante. Ja nje shembull qe flet per meshiren e tij te gjere te perciellur nga Ebu Hurejre: “Vertete une ngrihem per namaz dhe deshiroj te qendroje gjate ne te, por kur degjoj vajin e femijes e lehtesoj (e shkurtoj) ate, duke mos pasur deshire t’ia veshtiresoj (punen) nenes se femijes”

Ai kishte dëshirë që punën e vet ta bënte vetë personalisht edhe pse shokët e tij ishin të gatshëm që t’ia kryenin çdo punë ai këtë nuk e lejonte. Kur ishte në shtëpi ai vetë arnonte teshat, fshinte shtëpinë, milte dhitë, lidhte devetë dhe i ushqente ato. Gjithashtu riparonte këpucët dhe shtambat e shpërthyera të ujit. U ndihmonte edhe shërbëtorëve, së bashku me ta përgatiste brumin. Përderisa nga tregu bartte ushqimin një kalimtar i drejtohet “O i Dërguari i Allahut, më lejo ta bartë unë barrën që ke”! Ndërsa ai iu përgjigj: “Çdo besimtar le ta bartë vet barrën e vet, nëse mundet!”

Ishte duke shkuar në xhami me shokun e tij Amirin të birin e Rabiasë. Papritmas i zbërthehet lidhësja e këpucës. Amiri menjëherë hidhet dhe dëshiron t’ia lidhë. Pejgamberi as. E ndalë dhe e lidhë vetë. – Kjo është sikur të urdhëroj dikë të më shërbej ndërsa unë nuk dëshiroj që dikush tjetër të më shërbejël- i thotë Amirit.

Ishte duke ecur drejt Bedrit. Kishin shumë pak deve ashtu që çdo tre personave u binte nga një deve dhe me radhë i kalëronin. Shokët që ndanin devenë me të vullnetarisht hoqën dorë nga e drejta e tyre të udhëtojnë mbi deve dhe kërkojnë nga ai që të mos zbresë nga deveja. Ai nuk
pranoj duke u thënë: – Ju nuk jeni më të fortë se unë. Aq më tepër edhe unë kam nevojë që të fitoj sevape!

Një Shok i tij përcjellë: “Një ditë erdhi një grua mendjelehtë dhg e kapi Përdore të Dërguarin e Allahut duke i thënë: “Eja në shtëpinë time dhe ma kryej këtë e këtë punë!” gruaja e tërhiqte për dore e ai shkonte pas saj. Duke shkuar kështu, shokët e fil u vunë pas tyre I Dërguari i Allahut ishte i qetë shkoi e kreu punën që i kërkoi ajo dhe u kthye. Ndoshta kishte kërkuar t’ia fshijë shtëpinë, ndoshta t’ia shtrydhë teshat e lara. Si do qoftë i Dërguari i Allahut e kishte kryer punën. Sepse ai nuk mërziste e as ofendonte askënd. Ai ishte njeri i nderit Kjo ngjarje për të nuk paraqiste kurrfarë nënçmimi.

Ishte në një udhëtim… ndalen për të pushuar. Çdonjëri prej shokëve merr përsipër ndonjë detyrë ndërsa Muhammedi a.s. thotë; – Unë do të mbledh dru për të ndezur zjarr.
Shokët duke dashur që ai të mos punojë gjë i thonë: – O i Dërguari i Allahut, pushoni, ne e kryejmë edhe atë punë. Muhammedi a.s me gjithë seriozitetin u përgjigjet: – Vërtetë e di se me gjithë qejf do ta kishit bërë edhe këtë punë. Mirëpo unë nuk dua të ndjehem i privilegjuar mes shokëve të mi. Një gjë të tillë as Allahu xh.sh. nuk e dëshiron!- thotë dhe fillon të mbledh drunj.

Omeri nga Muhammedi as. kërkoi leje që të shkojë në Mekë për të bërë umre. Ai i gëzuar i jep leje duke e porositur: – Vëllai im! Lutu edhe për mua!
Omeri r.a ka thënë se ajo ditë për të ka qenë dita më e lumtur e jetës së tij.

Modesti do të thotë thjeshtësi, përulësi dhe është e kundërta e mendjemadhësisë. Kjo mund të interpretohet dhe si pranimi i njeriut, si një individ mes të tjerëve, dhe si një pjesë e krijimit, mendimi i të qenurit në prani të Zotit dhe veprimi sipas tij, vlerësimi i këtij mendimi në marrëdhëniet me të tjerët.

Modestia dhe thjeshtësia e Profetit paqja qoftë mbi të! shndrisin si një yll i dimensioneve të veçanta të virtytit. Sa herë që fama e Tij rritej dhe pranohej prej njerëzve, aq më shumë theksohej modestia tek Ai. Thjeshtësia dhe modestia sikur kishin lindur bashkë me të dhe do të vazhdonin të rriteshin me të deri në fund të jetës. Ai thotë: “Kush tregohet modest, Zoti do ta lartësojë, kush tregohet mendjemadh dhe krenohet, Zoti do ta ulë më poshtë.”[1] Ai ka pasqyruar dhe praktikuar në mënyrën më të mirë fjalët e thëna.

Ai gjithmonë e ka parë veten si një njeri çfarëdo mes të njerëzve të tjerë dhe asnjëherë nuk është ndarë prej tyre. Është një fjalë e këndshme e Hz. Aliut që tregon se Ai ka ndjekur një vijë gjatë gjithë jetës dhe ka treguar kujdes që të jetë një njeri mes njerëzve të tjerë.

Disa fragmente shoqërore që tregojnë përsosmërinë e sistemit

I Dërguari i Zotit ka qenë plot jetë dhe një njeri me temperament. Shumë herë ata që vinin për herë të parë në tubimet e tij nuk e njihnin Profetin, por e kuptonin se kush ishte Ai nga sjelljet e sahabeve, apo nga të folurit e Profetit. Gjatë hixhretit, shumë prej medinasve, të cilët deri atë ditë nuk e kishin parë asnjëherë të Dërguarin e Zotit, kishin vrapuar të puthnin dorën e Ebu Bekrit (r.a.). Kishin menduar se ai ishte i Dërguari i Zotit. Por kur ai kishte marrë një freskore në dorë dhe kishte filluar t’i bënte pak fresk të Dërguarit, e kishin kuptuar se cili ishte i Dërguari.[2] I Dërguari i Zotit nuk sillej apo të bënte ndonjë veprim ndryshe nga Ebu Bekri.

Është shumë e përfolur modestia me të cilën ka hyrë në Mekë ditën e çlirimit. I hipur mbi kalë, i mbledhur, dukej sikur koka i vinte deri tek shala e kalit. Ja, pra, ai Profet i nderuar kishte hyrë në atë zonë të shenjtë me këtë shpirt modest. Shenja e madhështisë tek të mëdhenjtë është thjeshtësia dhe modestia. Ndërsa mendjemadhësia është tipar i vogëlsisë. I Dërguari i Zotit është njeriu më i madh ndër njerëz. Prandaj dhe modestia e Tij duhet të ishte e tillë…

Gjatë ndërtimit të xhamisë, ndërkohë që të tjerët mbanin nga një tullë, Ai mbante dy, kur të tjerët lidhnin një gur nga uria, ai lidhte dy[3]. Një burri që i kishte dalë përballë duke u dridhur nga dashuria për Të, i kishte thënë këto fjalë: “Mos ki frikë, edhe unë jam si ti, një njeri i cili ha bukë të thatë.” Ai padyshim që ishte më modesti ndër njerëz.

Kadi Ijadi transmeton: Një ditë, erdhi një grua me probleme mendore. Duke e marrë të Dërguarin e Zotit për dore, i tha: “Hajde më rregullo diçka në shtëpi!” Gruaja e tërheq të Dërguarin prej krahu dhe Ai shkon pas saj. Ndërkohë dhe sahabet shkojnë pas tyre. I Dërguari i Zotit krejt i qetë rregullon në shtëpinë e saj atë ç’kishte për të rregulluar dhe kthehet.[4]

Të gjithë mund ta shohin Atë më të madh se të mëdhenjtë, por Ai shprehet kështu: “Askush nuk mund të hyjë në xhenet me veprat e tij.” Atyre që e pyesin: “Edhe Ti?”, i përgjigjet: “Po, edhe unë, nëse Zoti nuk do të më mbështjellë me Mëshirën e Tij.”[5]

Pikërisht Zoti në Kuran urdhëron të qenurit modest nga ana e Profetit: “Dhe bëhu i butë me besimtarët që të pasojnë ty.”[6]

Shoqja e jetës, Hz. Aishja, thotë: Nuk kam parë njeri me moral më të bukur se Profeti. Kushdo që e ka thirrur atë, nga shokët apo familja qoftë, Ai i është përgjigjur gjithnjë ‘Lebbejk– urdhëroni’.[7]

Referencat

[1]Fejzul-Kadir, 6/80; Bezzar, 3/160; Kenzul-Ummal, 7/343.

[2]Ibn Hisham, Siret, 2/137.

[3]Taberani, Mu’xhemul-Evsat, 6/249; Hejsemi, mexhmeuz-zevaid, 7/487.

[4]Kadi Ijaz, 1/131.

[5]Buhari, 5/2147, 2373; Muslimi 4/2169; Ahmed b. Hanbel, 2/264.

[6]Shuara26/215.

[7]Kadi Ijaz, 79.