Published On: February 6, 20226 min readViews: 204

Prind

Ai i merrte nipërit Hasan dhe Hysen në krahë a në shpinë dhe shëtiste andej-këtej. A mund ta merrte fëmijën në shpinë një njeri i shkallës së tij e të dilte me të në rrugë a mes njerëzve? Ai e merrte dhe dilte! Dhe, duke vepruar kështu, përcaktonte të ardhmen e tyre dhe nderin që kishin për të fituar ata! Një ditë, kur përsëri Profeti po i shëtiste nipërit e tij hipur mbi shpinë brenda në shtëpi, hyri Hz. Omeri dhe, me t’i parë Hasanin dhe Hysenin në shpinë të Profetit, u tha: “Ç’kalë të bukur që keni!” Kurse Profeti iu përgjigj aty për aty: “Ç’kalorës të bukur këta!”[7] Pavarësisht nëse të nipërit ishin të vetëdijshëm për këtë apo jo, Profeti i nderonte me këtë mënyrë. Edhe një radhë tjetër, kur dikush i pati thënë Hasanit se ç’kalë të mirë kishte, Profeti i qe përgjigjur aty për aty se edhe ai ishte një kalorës i mirë![8] Profeti ishte ati i të gjithë njerëzve të shenjtë gjer në kiamet dhe, duke iu përkushtuar në mënyrë të veçantë këtyre dy imamëve të rëndësishëm të familjes profetike që bartnin në identitetin e tyre embrionet e nderit dhe dinjitetit të të gjithë njerëzve të shquar e të shenjtë, i bartte ata herë pas here në supe ose në shpinë. Në këtë interesim të veçantë të Profetit për ta, pa dyshim që kishte pjesë familja profetike që do ta përfaqësonin, si dhe të gjithë njerëzit e shquar e të shenjtë. Prandaj, Abdulkadir Gejlani, një pjesëtar me rëndësi i familjes profetike, duke u nisur nga fakti që etërit e tij qenë bartur në supet e Profetit, thotë me të drejtë kështu: “Këmbët e bekuara të të Dërguarit të Allahut janë mbi supet e mia, kurse këmbët e mia, mbi supet e të gjithë njerëzve të shquar e të shenjtë!” Gjithsesi, kështu do të vazhdojë të mbetet gjer në kiamet!

Luante me nipat

Një radhë tjetër, Profeti pati dalë përsëri me nipërit në supe dhe u pati thënë atyre kështu: “Ç’kalë i mirë ky nën ju dhe ç’ngarkesë e mirë ju mbi të!”[9]Kështu i pati çmuar ai të bijtë e të nipërit, pati ngritur fron në zemrat e tyre dhe qe bërë i merituari i një dashurie mbi dashurinë e etërve dhe gjyshërve

Në një hadith të rrëfyer nga Muslimi, Enes b. Maliku i cili pati nderin e lartë t’i shërbejë të Dërguarit të Allahut dhe ta kryejë këtë punë me besnikëri të lartë për dhjetë vjet me radhë pa ndërprerje, thotë: “Nuk kam parë njeri më të dhembshur ndaj pjesëtarëve të familjes se Hz. Muhamedi!”[3

Sa herë që Profeti të hynte në Medine kaluar, mund të shihje disa fëmijë të hipur bashkë me të e të kapur pas tij.[11] Kjo do të thotë se Profeti nuk tregonte dashuri dhe dhembshuri vetëm ndaj fëmijëve dhe nipërve të vet, por edhe ndaj fëmijëve të shtëpive fqinje që banonin edhe më larg. Ai i merrte pranë ata me shumë dhembshuri dhe sinqeritet duke ua fituar zemrat me dashurinë që u tregonte.

Dashuria dhe dhembshuria për të bijën Fatime

Sipas Islamit, mes djemve e vajzave nuk ka dallim. Dhe këtë, i Dërguari i Allahut e pati treguar personalisht. Ç’dallim mund të bëhet kur njëri është Profeti Muhamed dhe tjetra, Hz. Hatixhe, kur njëri është Adem dhe tjetra, Hava, kur njëri është Ali dhe tjetra, Fatime? Fatimja, bija e të Dërguarit të Allahut, nëna e të gjithë shtëpisë profetike gjer në kiamet, nëna e të gjithë neve!

Ja, pra, kur kjo Fatimja e veçantë shkonte te i ati, i Dërguari i Allahut, ngrihej në këmbë, e kapte për dore, e ulte pranë vetes. Pastaj e pyeste për mbarëvajtjen dhe shëndetin, ia shfaqte dashurinë, e përkëdhelte dhe, kur do të ikte, e përcillte sërish me të njëjtat ndjenja e konsiderata.

Erdhi një ditë që Aliu deshi të bënte një martesë të dytë me të bijën e Ebu Xhehlit. Ç’është e vërteta, edhe kjo vajzë, si vëllai i saj i madh Ikrime, kishte hyrë në Islam dhe ishte bashkuar me karvanin e përjetësisë. Por gjithsesi kjo martesë do ta shqetësonte Fatimen, megjithëse, ndërkaq, Aliu as që e kishte menduar këtë gjë! Fatimja shkoi te Profeti dhe ia paraqiti çështjen dhe ia shfaqi hidhërimin dhe dëshpërimin e saj. Edhe Profeti u hidhërua, pastaj u ngjit në minber dhe mbajti një hutbe, ligjëratë, ku tha kështu: “Dëgjova se Aliu dëshiroka të bëjë një martesë tjetër mbi Fatimen! Po qe se Aliu është i vendosur në këtë dëshirë, duhet ta ndajë Fatimen, sepse kjo gjë e ka dëshpëruar shumë Fatimen. Fatimja është një pjesë e vetes sime, kështu që ai më ka dëshpëruar edhe mua! Kjo do të thotë edhe se ai që e gëzon atë, më gëzon edhe mua!”[14]

Usame ishte nipi i tij i adoptuar, derisa një ditë ishte duke e pastruar fytyrën e tij dhe duke e përkëdhelur tha: – Sikur Usameja të ishte vajzë do ta kisha veshur me gjëra të

bukura dhe do ta stolisja me” stoli e vathë. Siç tregojnë shokët e tij kur ndonjë vogëlushe mëdinase e kapte atë përdore ai e shëtiste nëpër Medinë derisa ajo t’ia lëshonte dorën. Sa herë
që i shihte bijat e tij i puthte në ballë, kur ato qanin ua fshin— te lotët me duart e tija… Ato ndjeheshin aq të lira me të sa që me të ndanin çdo dert që kishin.

Një herë derisa në krah e mbante njërin nga nipërit, fëmija fillojë ta bëjë nevojën e vogël. Nëna e tij deshi ta marrë menjëherë por nuk ia dha duke mos dashur ta shqetësojë fëmijën: Sidoqoftë tesha është bërë e palarë leje atë le të mbarojë.—tha

Nga e bija e tij Fatimeja kishte dy nipër: Hasani dhe Hysejni. Ata dy një ditë kërkuan nag ai t’u blejë një deve. I Dërguari I Allahut s.a.v.s. nuk kishte të holla për deve. I lëshoi duart në tokë dhe si në shaka u tha: – Hipni mbi shpinë se nuk ka deve më të mirë! Një ditë tjetër kishte marrë mbi shpinë Hasnin dhe Hysejnin dhe po luanin kaloras. Aty pari kaloi Omeri r.a. i cili fëmijëve u tha: – Sa shalë të mirë që keni! — Edhe këta janë kalorës të mirë!— iu përgjigj i Dërguari i Allahut.

“Kush ka fëmijë le të bëhet si fëmija!”— ka thënë ai në një rast. Kur shihte fëmijët duke bërë gara në vrapim edhe ai u brishkingjiste atyre. Fituesin e garës si shpërblim e merrte në devenë e tij dhe e shëtiste nëpër rrugët e Medines.