Published On: February 6, 20222 min readViews: 80

Tolerant

Përmbajtja:

Dashuria, toleranca dhe durimi janë armë që mundin çdo armik dhe çelësa që hapin çdo derë. Nuk ka dyshim se tek ata që gjenden këto cilësi, nëse sot jo, nesër patjetër që do t’i hapin të gjitha dyert e kësaj bote.

Ikrime b. Ebi Xhehli, që ishte një ndër armiqtë e Islamit, në kohën e çlirimit të Mekes kishte ikur nga frika. Pastaj me ndërmjetësim të zonjës së asaj krahine Ummu Hakim, ishte sjellë përpara Resullullahut (a.s.). Përpara se të vinte te Profeti (a.s.) i kishin thënë se nëse kërkon falje ai do të të falë.

I Dërguari i Allahut përpara se të vinte Ikrime, i paralajmëron shokët e tij duke u thënë: “Po vjen Ikrime, mos e fyeni atë duke përdorur fjalë të pahijshme për babanë e tij.” Sa futet Ikrime, i Dërguari i Allahut ngrihet dhe e përqafon, duke i shprehur mirëseardhjen. Ikrime nuk e imagjinonte kurrë një gjë të tillë dhe më vonë do të shprehej: “Nuk e kam harruar kurrë këtë sjellje kaq të mirë të Pejgamberit (a.s.)”.

Një shembull tjetër është Abdullah bin Ubej b. Selul. Ai jetonte në Medine me ehli kitabin (hebrenjtë dhe të krishterët) dhe mundohej sa më shumë që t’i ngatërronte myslimanët njëri me tjetrin, por nga dyftyrësia thoshte se ishte mysliman. Profeti (a.s.) edhe me atë ishte i durueshëm edhe pse e dinte shumë mirë se ai ishte hipokrit. Abdullahu gjatë gjithë jetës së tij kishte armiqësi dhe e urrente të Dërguarin e Zotit. Kur vdiq, djali i tij i kërkoi Resulullahut që t’i jepte këmishën e vet si qefin për babain, dhe ai ia dha. Deri në atë kohë nuk kishte ardhur shpallja për mosfaljen e namazit të xhenazes së tij dhe, për këtë shkak ia kishte falur xhenazen. Nga ky këndvështrim nuk mund të gjesh mesazh të ngjashëm me këtë të Pejgamberit, që i paraqiti njerëzimit. Pikërisht për këtë shkak është quajtur “usuetu hasene”, me moral të lartë dhe shembull për mbarë njerëzimin” dhe s’ka mundësi që një mysliman të mendojë ndryshe nga ai.