Published On: October 2, 20224 min readViews: 173

Kafshë-dashës

Përmbajtja:

Përderisa ishte në krye të një ushtrie që numëronte 10 mijë luftëtarë, kthehej në vendlindje në Mekë. Tanimë tërë Arabia ishte nën sovranitetin e tij. Duke ecur ashtu në krye të ushtrisë takojnë një qen me këlyshët e posalindur. Thirri shokun me emrin Suraka birin e Xhuajlit dhe e urdhëron: — Qëndro para qenit dhe këlyshëve derisa të kalojë e tërë ushtria dhe kujdesu që të mos i shkelin ushtarët. Kështu e tërë ushtria kaloi pa e shqetësuar qenin dhe këlyshët e vegjël.

Kushëriri i tij Abdullahu i biri Abbasit tregon: Një ditë ishim duke shkuar diku me të Dërguarin e Allahut. Një njeri kishte përgatitur një dele për ta therë dhe para syve të saj po mprehte thikën.
I Dërguari i Allahut njeriut i drejtohet me fjalët: — A mos vallë dëshiron që atë ta mbysësh disa herë?

Një ditë duke ecur rrugës sheh një deve që nga uria in kishte ngjitë barku për shpine. Mërroli fytyrën dhe i drejtohet pronarit të devesë: – Frikësoju Allahut kur ta shohësh këtë deve që nuk mumd të flasë!

Ishte duke ndenjur me shokët. Një deve duke vrapuar vjen para tij dhe ndalet. Dukej se po kërkon strehim. Pas pak ia mbrijnë edhe pronarët e devesë që e ndiqnin atë.
– O i Dërguari i Allahut! Ajo është deveja jonë, ka tre ditë që po e kërkojmë. Ja që po e gjejmë pranë juve. Deveja qëndronte pas shpinës së Pejgamberit savs ndërsa ai pa e lëshuar kapistrën e saj u thotë: — Si duket deveja po ankohet nga ju! Pronarët e devesë të habitur pyesin:
— Çfarë po thua o i Dërguari i Allahut? – Ajo është rritur pranë jush, vite me radhë e keni ngarkuar, ju ka falë disa viça ndërsa ju tani po e thoni atë!
I Dërguari i Allahut nga xhepi nxori 100 monedha argjendi e bleu devenë nga ata dhe i drejtohet devesë: – Ik tani moj deve. Me lejen e Zotit ti je e lirë, tanimë nuk guxon të të prekë kush.
Ktheheshin nga një ekspeditë ushtarake. Gjatë kohës për pushim, disa shokë kishin gjet një fole zogjsh kishin marrë të vegjlit në duar dhe po i ledhatonin. Në ndërkohë ia mbrin nëna e zogjve, pasi i sheh të vegjlit e vet në duar të ushtarëve, e trazuar filloi të rrotullohet mbi ta. Kur I Dërguari i Allahut pa se çfarë po ndodhë, u hidhërua pa masë dhe urdhëroi që zogjtë e vegjël të lihen në fole dhe që të mos torturohet më nëna e zogjve e tyre.

Një ditë i Dërguari i Allahut me shokët e tij hynë në një kopsht. Në një skaj të kopshtit qëndronte një deve shumë e dobësuar. I Dërguari i Allahut menjëherë iu afrua devesë. Një kohë qëndroi pranë saj duke e ledhatuar e qetësuar, më pas e thirri pronarin të cilin e qortoj fortë për shkak të moskujdesit ndaj devesë.

Allahu xh.sh. e fali dhe e futi në Xhenet një lavire për shkak se e shpëtoi një qen

Një qen ishte djegur nga etja dhe po priste mbi një pus. Nga etja e madhe gjuha i kishte dale jashtë. Pranë tij kalon një grua ajo e vërejti gjenin nuk duroi dot, menjëherë nga beli nxorri kollanin e lidhi këpucën dhe e lëshoi në pus. Nxori ujë dhe i dha të pijë qenit. Qeni shpëtoj nga vdekja. Ky gjest .i saj ndaj qenit u bë shkas që asa j t’i falen mëkatet dhe te hyn në xhenet.

Kur pa se Aisheja po sillej pak më ashpër me devenë Pejgamberi s.a.v.s. e këshilloi:
Kush është i privuar nga mëshira privohet nga çdo e mirë!

Mjaft domethënëse janë edhe këshillat që ua tha luftëtarëve që do të merrnin pjesë në Luftën e Mu’tesë: “… Në vendet ku do të shkoni do të ketë edhe priftërinj. Assesi mos i dëmtoni ata.
Ndaj grave dhe fëmijëve silluni me mëshirë. Mos i preni drunjtë e hurmave e as gjelbërimet tjera. Mos i rrënoni shtëpitë”.

Vëllai i vogëli Enes bin Malikut, Ebu Umajri kishte një shpend
të cilin e donte shume dhe lozte me të. Një ditë zogu ngordhë ndërsa fëmija mërzitet shumë. Për ngjarjen kishte dëgjuar edhe Pejgamberi s.a.v.s. Shkon në shtëpinë e tij dhe i thotë:
— Ngushëllime, të kishte ngordhin zogu, por mos u mërzit I thotë dhe ia ledhatoi kokën.