Bujar
Më bujari nga të gjithë njerëzit
Profeti Muhammed (as) ishte njeriu më bujar dhe më i këndshëm i njerëzimit. Ai përdori gjithçka që kishte gjatë Ramazanit ndërsa ishte me Xhibrili a.s. Në çdo natë Ramazani, Xhibrili a.s erdhi tek Ai dhe i mësoi atij Kur’anin. Xhibrili a.s tha:
“I Dërguari i Allahut ishte më bujar se erërat që sjellin bollëk.” (Muslim, Fadail, 12, 2308)
Një person që nuk ka pasuri nuk duhet të jetë lakmitar por të ketë përmbajtje. Një person që ka prona nuk duhet të jetë dorështënguar, por të ketë bujari.
‘Kerram’ do të thotë bujari, bamirësi dhe gostitje. Në arabisht kerram është një virtyt i pëlqyer. Madje kur analizojmë poezitë e periudhës para Islamit, mund të shihni se arabët e asaj periudhe janë lavdëruar në këto pika: Ne premë kaq dele, kaq lopë dhe kaq deve / dhe ia servirëm mysafirëve. Gostitja me bujari e mysafirit ishte shkak për t’u lavdëruar dhe në këtë pikë fiset bënin gara me njëri-tjetrin. Sigurisht që ata e bënin çdo gjë në emër të egoizmit të tyre. Në një kohë kur mes tyre vlerësohej bujaria dhe bamirësia, u shfaq një njeri, më bujari mes bujarëve. Të gjithë shtangën kur panë bujarinë e tij. Ky njeri bujar, gjithçka e bënte për hir të Zotit dhe nëse i dhuronte dikujt botën, nuk fliste as dhe një fjalë për të. Madje dhe poezitë e poetëve që tregonin për bujarinë e Tij, nuk i pranonte në asnjë mënyrë dhe fjalët e tyre ia dedikonte Zotit, “Ekremul Ekremin”- Më Bujari i Bujarëve.
Ai ishte një pasqyrë e ndritshme në të cilën pasqyrohej dhe dëshmonte veten emri i Zotit ‘Kerim’. Ashtu si në çdo fushë tjetër, edhe në këtë fushë, Profeti Muhamed paqja qoftë mbi të! ishte përfaqësuesi më i lartë Zotit të Madhëruar. Dhe nuk mund të kishte njeri më bujar se Ai mbi tokë.
Nëse bujaria merret si një normë morale që të afron me Zotin, si të mos ishte bujar i Dërguari i Zotit? Ai kishte lënë mbrapa dhe Xhebrailin, madje në udhën drejt tek Zoti. Dhe pikërisht Ai shprehet me këto fjalë: “Bujari është afër njerëzve, afër xhenetit dhe larg xhehenemit. Ndërsa koprraci është larg njerëzve, larg xhenetit dhe afër xhehenemit.”[1]
Në jetën e tij personale Ai kishte zgjedhur varfërinë. Kjo nuk do të thotë se ai dëshironte që të gjithë të ishin të varfër. Por në të njëjtën kohë nuk i pëlqente njerëzit e fryrë dhe përherë me mendjen tek stomaku. Me mësimet e Tij, myslimanët u bënë populli më i pasur në botë për një kohë të shkurtër. Nuk gjenin njerëz mes tyre të cilëve t’u jepnin sadakanë dhe zekatin. Aq të larta ishin të ardhurat personale të një personi! Por mes tyre kishte dhe aq njerëz modestë, saqë në shtëpi mbanin ushqimet ditore dhe nuk pranonin diçka tjetër që mund t’u jepej. Ky është një altruizëm dhe çështje e lartësimit shpirtëror. Është dashuria për të dhuruar jetë. Ideali i braktisjes së dëshirës për të jetuar. Nuk është i mundur kuptimi i këtyre gjërave nga njerëz të cilët s’janë mbushur me këto ndjenja.
Në një hadith të transmetuar nga Ibn Abasi (r.a.), ai tregon për bujarinë e Profetit: “I Dërguari i Zotit ishte njeriu më bujar ndër njerëz. Kur vinte muaji i Ramazanit dhe takohej me Xhebrailin, bëhej edhe më bujar. Xhebraili vinte çdo natë dhe përsëriste Kuranin bashkë me të. I Dërguari i Zotit ishte dhe më bujar se era që fryn.”[2]
Profeti ynë, me urdhrin e Zotit, mbante një të pestën e të gjithë pasurive. Domethënë një e pesta e pasurive mbaheshin nën administrimin personal të Profetit. Autorizimin për ta përdorur pasurinë sipas dëshirës ia kishte dhënë drejtpërdrejtë Zoti i Madhëruar. Megjithatë, Omeri (r.a.) do të hynte një ditë në dhomën e tij të lumturisë dhe do të qante me dënesë. Kur Profeti e kishte pyetur se çfarë kishte, Omeri i madh ishte përgjigjur kështu:
“O i Dërguari i Zotit! Mbretërit e botës po notojnë në mes të pasurisë. Ndërsa Ti nuk ke as dhe një shtrojë për t’u ulur… shtratin e ke prej rrogozi dhe në fytyrë shenjat e tij. Megjithëse gjithësia u krijua për ty.
I Dërguari i Zotit i përgjigjet kështu:
“A nuk dëshiron, o Omer, që ahireti të jetë i yni dhe kjo bota e tyre?”[3]
Kur Profeti fliste kështu, nuk fliste me fjalët e një të varfri i cili nuk ka mundësi të jetojë ndryshe, apo me fjalë që pasqyrojnë dëshpërim, vuajtje të një njeriu. Siç e theksuam më sipër, po të dëshironte, mund të ishte njeriu më i pasur. Për ta kuptuar dhe më mirë, le të shohim një të pestën e pasurisë së Tij të mbledhur në luftën e Hunejnit: 40.000 dele, 24.000 deve, 6.000 robër, 4.000 oka me argjend, ku një okë është 4 kg.”[4]
Butësia dhe çelësat e ndjenjave të tjera hyjnore të Profetit paqja qoftë mbi të! kanë hapur shumë zemra të mbyllura dhe Safvan bin Umeje është një nga ato. Hz. Enesi (r.a.) tregon: “Kur i Dërguari i Zotit po shkonte në Hunejn, kishte marrë borxh armën nga një person. Safvan e sheh i habitur pasuritë e përfituara në Hunejn. Mirëpo kjo gjë kishte tërhequr vëmendjen e Profetit. Ai iu drejtua me këto fjalë: “Le të jenë të tuat ato deve të cilat po i sheh me ëndje.” Pas kësaj i dha shumë gjëra. Safvani u çudit përballë bujarisë së Tij. Ky njeri që e kishte zemrën të mbushur me urrejtje dhe zili për Profetin, papritmas ndryshoi. Bujaria e Profetit e kishte larguar nga zilia e urrejtja dhe për të, Profeti i nderuar ishte bërë më i dashuri ndër njerëz. Fitimi i Safvanit ishte më i rëndësishëm se mijëra deve dhe dhen. Safvani kishte shkuar shpejt tek fisi i tij dhe i kishte thënë: “O fisi im! Vraponi dhe hyni në Islam. Sepse Muhamedi dhuron jashtëzakonisht shumë dhe këtë mund ta bëjë një njeri që nuk frikësohet nga varfëria dhe beson verbërisht Zotin.”[5]
Pavarësisht nevojave të tij, ai jepte gjithçka që i kërkohej. Sehl bin Sa’d transmeton: Një ditë, një grua i solli Profetit një triko të punuar vetë.
– O i Dërguari i Zotit! Këtë triko e kam punuar me duart e mia dhe desha t’jua dhuroj, – iu drejtua gruaja. Profeti kishte nevojë për një triko. Dhe e ka veshur trikon në vend të këmishës.
Njëri mes të pranishmëve i thotë:
– O i Dërguari i Zotit! A po ma dhuron mua atë triko?
– Po, sigurisht, – i përgjigjet Profeti.
Vazhdoi edhe pak bisedën. Pastaj u kthye në dhomën e Tij. Palosi trikon. Më vonë ia dërgoi atij që ia kishte kërkuar. Ata që ndodheshin aty thanë:
Sa me fat je! Profetit i duhej ajo triko. Pastaj ia kërkove ti. Ti e di që ai nuk kthen mbrapsht dëshirën e dikujt.
Dhe ai person u përgjigj kështu:
Ju betohem për Zotin që unë nuk e mora për ta veshur. E mora ta kem qefin për vete.
Sehli thotë që ajo triko u bë vërtet qefini i tij.[6]
Në një rast tjetër, kishte ardhur një nomad dhe kishte kërkuar diçka nga ai. Dhe Profeti ia kishte dhënë çfarë kishte dashur. Personi në fjalë kishte kërkuar përsëri diçka dhe ai ia kishte dhënë përsëri. Në kërkesën e tretë, Profeti, duke mos pasur ç’t’i jepte, i kishte premtuar për më vonë. Pra, do t’ia jepte sapo të kishte diçka në dorë. Kjo gjë e kishte mërzitur pa masë Hz. Omerin dhe ishte mërzitur për shqetësimin e Profetit në mënyrë të tillë. U ngrit mbi gjunjë dhe tha: “Kërkuan, ti, ia dhe. Përsëri kërkuan, përsëri ia dhe. Përsëri kërkuan, ia premtove. Mos e lodh veten kaq shumë, o i Dërguari i Zotit!”
Por këto fjalë nuk i kishin pëlqyer fare Profetit. Abdullah b. Hudhafetu Sehmi, pasi kishte parë ngrysjen e vetullave të Tij, u ngrit në këmbë dhe tha: “Dhuro, o i Dërguari i Zotit, mos mendo asnjëherë se Zoti do të lërë të varfër dhe të ndërpresë mirësitë e Tij.”
I vetmi i botëve, qëndroi pak i heshtur dhe pastaj foli: “Ja, unë për këtë jam urdhëruar.”[7]
Sa bukur thotë Ferazdaku:
Përveç shehadetit, ai kurrë nuk ka thënë jo.
Po të mos ishte shehadeti, ‘Jo’-ja e tij do të ishte ‘Po’.
Ai ishte plotësuar aq shumë me po-në. Brenda rrethit të së lejuarës ai i përgjigjej menjëherë dëshirës së një personi dhe i jepte çfarë të donte.
Mbreti i Profetëve ishte i vetëm në bujari dhe me Të nuk kishte të ngjashëm. Një bujari e përmasave të tilla mund të vërehet vetëm tek profetët.
[1]Tirmidhiu, 4/342.
[2]Buhari 2/672, 3/1177; Muslimi 4/1803; Nesai 4/125.
[3]Buhari, 4/1866; Bezar, 1/303.
[4]Ibn Hisham, Siret, 4/135-136.
[5]Ibn Kethir, el-Bidaje ven-Nihaje, 4/359.
[6]Buhari, 1/429, 2/737; Ibn Maxhe, 2/1177; Ahmed b. Hanbel, 5/333.
[7]Bezzar, 1/396.
Cfarë triko e mirë
Një ditë, një grua muslimane i dha atij një triko që e kishte thurur vetë, si një dhuratë. I Dërguari i Allahut ishte ulur me trikon e tij të re në mesin e shokëve të tij në xhami. Një nga miqtë e tij e pëlqente atë triko aq shumë dhe duke marrë kurajo nga bujaria e mirënjohur e Profetit Muhamed (as) vendosi ta pyeste;
“O i Dërguar i Allahut! Çfarë triko e bukur është! A do të më jepni mua si dhuratë? “Profeti Muhammed (as) e hoqi trikoin e tij dhe ia dha atij pa thënë asgjë dhe pa treguar ndonjë pakënaqësi.
Darka e dasmës
Një nga miqtë e tij ishte duke u martuar. Megjithatë, nuk kishte asgjë për të ofruar në darkën e dasmës, e cila ishte një zakon. Profeti Muhammed (as), i cili u informua për situatën, i dha dhuratën gjithë miellit në shtëpinë e tij. Asgjë nuk mbeti në shtëpinë e tij për të ngrënë.
I gjithë qumështi për mysafirin
Një mysafir nga larg e kalonte natën në shtëpinë e Profetit Muhamed a.s. Në shtëpin e të dërguarit ishte vetëm pak qumësht dhie për darkë. Të gjithë qumshtin e piu mysafiri. Profeti Muhammed a.s dhe familja e tij e kaluan natën të uritur pasi që nuk mbeti asgjë për ta. Madje ata nuk u ankuan.
Për këtë jam urdhëruar!
Një ditë erdhi tek ai një muhaxhir (i ardhur) arab i varfër. Ai e kërkoi që t’i jepte diçka atij. Por ja që , atë ditë, Profeti Muhamed (as) nuk kishte diqka të vlefshme që të ia plotësonte kërkesen
– “Tani unë nuk kam asgjë për t’ju dhënë, shko dhe bleni atë që keni në emrin tim, atëherë unë do ta paguaj borxhin”.
Personi i varfër u gëzua dhe u largua. Sidoqoftë, sahabët pranë tij ishin mërzitur sepse ai po e mundonte vetën aq shumë. Sa që n jë prej tyre u ngrit:
– “O i Dërguar l i All-llahut! Ky person ka ardhur edhe dy ose tre herë më parë; ai kërkoi diçka prej jush dhe ju dha atij. Tani nuk keni asgjë për të dhënë. All-llahu nuk vë barrë mbi ju, nëse ju nuk mund të përballoni! ”
Ai nuk pëlqeu atë që kishte dëgjuar. Pastaj, një tjetër mik u ngrit dhe bisedoi:
– “O Pejgamber i All-llahut! Jepini sa më shumë që dëshironi! Mos kini frikë se Allahu që është pronar i arshit, nuk do t’ju bëjë të varfër! ”
Një buzëqeshje u shfaq në fytyrën e tij të bekuar. Ai foli në atë mënyrë që fjalët e tij ti dëgjonin të gjithë
Kjo është ajo që më është urdhëruar të bëj.
E kemi të gjithën…
Hz. Aisha r.a transmeton: Një ditë therëm një dele dhe shpërndam të gjithë mishin e saj, përveç një kofshe të vetme. I Dërguari i Allahut pyeti:
“Çfarë ke bërë me dele?” I thashë atij se ne i kemi shpërndarë të gjitha, përveç një kofshetë vetme.
Ai tha: “O Aisha; duket se ne kemi të gjithën përveq asaj kofshe.
Gostitja me deve
Nuajman, biri i Amrit, ishte një nga sahabët më të dashur të Tij. Sidoqoftë, ai bënte pak shaka dhe jo të gjithë e pëlqenin shakan e tij. Një ditë, ai e theri deveun e një beduini arab që hyri në xhami për të falur namazin …Beduinii filloi të qajë dhe të bërtiste duke parë deven e tij të therur në tokë. Njerëzit u mblodhën me të dëgjuar zhurmën dhe i thanë Profetit Muhamed (as):
– “O Pejgamber i All-llahut, i vetmi person që mund ta bëjë këtë është Nuajman”. Nuajman u gjet dhe e pranoi fajin e tij. Kur u pyet “pse?”, Ai iu drejtua Profetit Muhamed (PBUH) dhe tha me një buzëqeshje të ndrojtur:
– “O i Dërguar i All-llahut!” “Unë kisha menduar se ju do të paguani çmimin e devesë gjithsesi dhe doja të kisha një gosti të gjithë së bashku.
Pagoi dyfishin e borgjit
Ai kishte marrë hua njëqind e njëzet kilogram grurë nga dikush. Kur huadhënësi i kishte nevojë për hakun e tijj , ai erdhi dhe kërkoi borxhin. Profeti Muhamed (as) i dha ekuivalentin e borxhit të tij njëqind e njëzet kilogram grur . Pastaj, ai dha një tjetër njëqind e njëzet kilogram si një dhuratë, sepse ai e kishte ndihmuar atë kur ishte në nevojë.