Çdo pejgamber ka punuar dhe nuk ka pasur pritshmëri nga njerëzit. I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) gjatë fëmijërisë së tij ishte një bari, si i ri dhe në vitet në vazhdim ishte tregtar. Zaten, ajo çfar tërhoqi vëmendjen e Hatixhes r.anha ishte drejtësia që Pejgamberi a.s. tregoi në tregti, besnikëria, edukata dhe morali i tij. Përveç profetësisë, ai ka qenë edhe: udhëheqës i shtetit, komandant i ushtrisë, gjykatës, mësues, imam, predikuesi e administrator. Megjithatë, përveç të gjitha këtyre, profesioni dhe puna e Atij (salallahu alejhi ue selem) ishte që të  tregojë rrugën për të sjellë njerëzimin në lumturi, për të kujtuar qëllimin e krijimit e për të udhëhequr në rrugën e udhëzimit.