Published On: October 2, 20226 min readViews: 81

Besnikëria

Përmbajtja:

Me anë të besnikërisë së Tij, Ai arriti në hapësira të paarritura për melekët dhe shkeli në ato vende ku asnjeri nuk kishte mbërritur. Pastaj nga ndjenja e besnikërisë që ushqente ndaj umetit të Tij braktisi botën e lumturisë në të cilën verbohen sytë dhe kënaqen shpirtrat, për t’u kthyer afër miqve të Tij. Do të kacafytej me ngjarje, do të përballonte vështirësitë e dala përpara dhe do t’i ngrinte ato në hapësirat e shenjta. Ndjenja e besnikërisë ndaj miqve dhe shokëve të Tij e bënte të harronte xhenetin dhe bukuritë e tij. Ishte fjala e dhënë atyre, ajo e cila e ktheu përsëri në botën e vuajtjeve dhe të dhimbjes pranë shokëve, duke lënë gjithë nivelet shpirtërore mënjanë, në një kohë kur kishte arritur madhështinë qiellore.

Profeti ynë paqja qoftë mbi të! ishte një simboli i besnikërisë. Mbajtja e fjalës së dhënë, mbajtja e premtimit, mosharresa e atyre që e kishin ndihmuar atë apo të tjerët rreth tij, interesimi dhe përkujdesja për miqtë dhe gjendjen e tyre, respekti ndaj të vdekurve, sakrificat e mëdha, të bëra në emër të umetit, pasqyrojnë në kuptimin më të gjerë besnikërinë e Profetit dhe kjo cilësi mjaftonte për të treguar se Ai ishte Profet. Njeriu i besës i këshillonte vazhdimisht myslimanët të ishin besnikë.

Ai ishte njeri besnik. Në rrugën e hapur prej tij iu përkushtua me besnikëri, deri në frymën e fundit, njerëzve të zemrës. Aq shumë ishte lidhur me ta, saqë edhe kur mendoi se do të shkonte pranë Zotit – gjë që ishte në dëshirën e Tij – mendimi se do të ndahej prej tyre e kishte bërë të qante me dënesë dhe ishte mjaftuar me fjalët: “Së afërmi do të më pyesin për ju.”

Delegacioni nga Abisinia

Në Medine kishte ardhur një delegacion nga Abisinia. Personalisht ai kujdesej për të gjitha nevojat e tyre duke i shërbyer me duart e veta. Shokët e tij u shqetësua: duke i thënë: – O i Dërguari i Allahut! Na lejo që në të shërbejmë. Nuk i lejon dhe duke treguar me dorë kah ato ua përkujtoi një ngjarje që kishte ndodhur disa Vite më parë.
– Këta më kanë nderuar duke vepruar me mirësi ndaj shokëve të mi që dikur kishin migruar në Abisini Tani unë dua që t’ua kthej, qoftë edhe një pjesë të vogël të atij nderi që kanë bërë
këta për mua. Ndiej kënaqësi të madhe t’u shërbej.- thotë I Dërguari i Allahut s.a.v.s.

Vdekja e bashkëshortes – Hatixhes

Kishin kaluar disa vite nga vdekja e bashkëshortes së tij Hatixhes. Ajo prehej në tokën e qytetit të Mekës, ndërsa ai kishte migruar për në Medine. Ndër ata që kishin migruar në Medine ishte edhe një grua tjetër që kishte qenë shoqe e Harixhes. Siç tregon Enes ibni Maliku, kur Pejgamberit a.s. i vinte ndonjë dhuratë, ai shpeshherë atë ia falte asaj gruaje në shenjë respekti duke dashur t’ia bëj me dije se e kishte dashur shumë gruan e tij Hatixhenë.
Habbab ibni Ereti, njëri nga myslimanët e parë ishte rob i liruar, gjegjësisht konsiderohej nga shtresa më e ulët e shoqërisë,..“Atë një herë Muhamedi a.s e kishte dërguar në një mision të
gjatë në Medine. Përderisa mungoi nga shtëpia e tij Habbabi, Muhammedi a.s. u kujdes për punët e shtëpisë që kishte bërë Habbabi; gratë e shtëpisë së Habbabit nuk dinin t’i mjelin kaf-
shët andaj i Dërguari i Allahut për çdo ditë i milte lopët dhe dhitë e tij. Nuk kishte dashur që familja e tij të ndjejë mungesën e zotit të shtëpisë.

Para syve të tij të gjithë ishin të barabartë. Qoftë zotëri—rob, femër-mashkull etj. Një grua zezake e pastronte xhaminë e tij. Një ditë pasi që nuk e kishte vërejtur i pyet shokët e tij për të.
Pasi që shokët e tij i treguan se kishte vdekur ua tërheq vërejtjen: – A nuk është dashur të më informoni? — dhe menjëherë pyeti: —Ku e ka varrin? Pasi e mësoi vendin shkoi pranë varrit fali namaz dhe u lut për të. Soji i tij do të ekzistojë deri në ditën e kiametit. Nga shtatë fë mijët që pati e vetmja që mbeti të jetojë pas tij ishte e bija Fatimeja. Ajo në zemrën e tij kishte një vend të posaçëm. Sa herë që ajo vinte tek ai, ai patjetër çohej dhe e priste në kembe dhe ulej pranë saj. ‘Duke folur për dashurinë ndaj saj është shprehur: – Fatimeja është pjesë e imja. Kush e mundon ate me ka munduar mua!

Kjo ngjarje ka ndodhur kur ai ishte i martuar me Ajshen r.a. një grua vinë për vizitë në shtëpinë e tij. Edhe pse Muhamedi a.s. e njihte gruan përsëri e pyeti për emrin.
– Xhessamel— përgjigjet gruaja.
– Jo ti nuk je Xhessame (do të thotë gjë e keqe) e përmirësoi_Muhammedi a.s. dhe shtoi ti je Hassane (do të thotë gjë e mirë)! Kjo dhe bujaria që tregoi ai ndaj kësaj gruaje ia tërhoqën vë-
mendjen Aishes e cila nuk duroi pa e pyetur për shkakun.
– O i Dërguari i Allahut ndaj gruas treguat shumë bujari, vallë përse? ’
– Ajo grua ishte mike e Hatixhes. Kur isha i martuar me të shpeshherë vinte e na vizitonte!- i përgjigjet ai.

Martesa e së bijës – Fatimes r.anhum

Ishte koha kur martohej bija e tij Fatimeja. Kur u shpalua paja e saj u mërzit fortë dhe sytë iu mbushën me lot. Kur e pa e bija e tij Fatimeja edhe ajo u mërzit andaj e pyeti: I dashuri baba, kjo është një ditë gëzimi për ne, vallë përse je i mërzitur?
Pejgamberi a.s. me sy të përlotur i përgjigjet: – “Mu kujtua nëna jote e dashur. Sa shumë kishte dëshirë të shohë nusërinë tënde dhe pajën e shtruar. Sa shumë kishte dëshirë të të shohë në këtë ditë!”

Herakliu rreth Profetit tonë

Një herë Herakliu e kishte pyetur Ebu Sufjanin rreth Profetit tonë. Njëra nga pyetjet ishte:

Çfarë ju urdhëron të bëni?
Na urdhëron të falim namaz, të jemi të drejtë, të jemi të sjellshëm, të mbajmë fjalën dhe premtimin e dhënë dhe të respektojmë amanetin, – ishte përgjigjur Ebu Sufjani.
Ja, këto janë cilësitë e një Profeti! – kishte thënë Herakliu.[1] Kur tregon për gjendjen e njeriut të pabesë, ditën e kiametit, Ai shprehet: “Në ditën e kiametit, do të ngrihet një flamur për atë njeri i cili e ka nëpërkëmbur, shtypur, fjalën dhe betimin. Ja, kjo është gjëja të cilën nëpërkëmbe”, do t’i thuhet.[2]

Referencat

[1]Buhari, 2/952.

[2]Buhari, 5/2285; Muslimi, 3/1359; Ebu Davudi, 2/91.