Published On: February 6, 20224 min readViews: 95

Bashkëshort

Këshillimi me bashkëshortet

Dërguari i Allahut ulej e bisedonte me gratë, madje disa çështje i diskutonte me to si shok. Profeti nuk kishte aspak nevojë për idetë dhe mendimet e tyre sepse ai mbështetej nga zbulesa hyjnore. Mirëpo Profeti donte t’i mësonte disa gjëra umetit, bashkësisë së tij. Sa për gratë, ato do të viheshin në një vend shumë  të lartë, në kundërshtim me vendin që u ishte dhënë gjer atë ditë dhe, si çdo praktikë tjetër, edhe këtë i Dërguari i Allahut e fillonte nga shtëpia e vet!

P.sh

Marrëveshja e Hudejbijes u kishte ardhur shumë e rëndë muslimanëve! Pas nënshkrimit të saj, askujt s’i kishte mbetur më as fuqi e as dëshirë për të lëvizur vendit. Në këtë mes, Profeti u tha shokëve të thernin kurbanët që kishin marrë me vete me qëllim për umre, dhe të dilnin nga ihrami. Mirëpo sahabet nuk u ngutën ta zbatonin kërkesën e profetit me shpresën se mos bëhej ndonjë ndryshim në marrëveshje dhe shkonin në Qabe për vizitën e umres ashtu siç e kishin vënë si qëllim në nisje. Profeti e përsëriti kërkesën. Por qëndrimi i shokëve nuk ndryshoi. Kjo s’ishte aspak një opozitë ndaj Profetit. Ata prisnin vetëm një gjë: një ndryshim në urdhër, sepse ishin nisur me tjetër qëllim! Ato që ishin thënë aty, në Hudejbije, mund të mos zbatoheshin, por të rishikoheshin.

Profeti i kuptoi shokët pa fjalë dhe hyri në çadrën e vet. Ai u këshillua me gruan që kishte me vete, Ummu Selemen. Kjo grua me horizont të gjerë e dha mendimin e vet vetëm për hir të këshillës, sepse edhe ajo e dinte se Profeti nuk kishte aspak nevojë për ato gjëra që do t’i thoshte ajo. Me këtë këshillim, Profeti na jepte një mësim me vlerë shoqërore. Në kushte dhe raste të tilla nuk ishte aspak pa vend këshillimi me gruan, pra, duhej bërë një këshillim i tillë.

Ummu Seleme i dha Profetit pak a shumë këtë mendim: “O i Dërguari i Allahut! Mos e përsërit edhe një herë tjetër urdhrin se mos të kundërshtojnë dhe kjo gjë do t’i dëmtonte ata. Dil ti i pari, there kurbanin tënd dhe, pa thënë asnjë fjalë, dil nga ihrami. Me këtë, ata do ta kuptojnë se urdhri yt është i formës së prerë dhe, dashje pa dashje, do të të binden!” Profeti qe i një mendjeje me të. Ai doli jashtë dhe, pa thënë asnjë fjalë, pa komunikuar me asnjeri, filloi t’i therë kurbanet e tij. Atëherë edhe shokët filluan t’i therin kurbanet e vetë e të dilnin nga ihrami. Secili e kishte kuptuar se nga marrëveshja e bërë s’kishte kthim![8]

Burrë kam Muhamedin s.a.s…

Disa njerëz gruan e tij Safijen, e kishin hidhëruar duke I thënë se është “bijë çifuti”. Ajo shkoi te i Dërguari Allahut dhe i tregoi për rastin. I Dërguari i Allahut Safijes i thotë:  “Shiko nëse përsëri të thonë ashtu ti thuaju kështu: “Burrë kam Muhamedin, baba e kam Harunin, mixhë e kam Musaun. Kjo gjë mua më bën më të lartë nga ju!”

Kujdes mos thyhen kristalet

Gjatë një udhëtimi një shok i tij me emrin Enxheshe ecte para deveve dhe duke dashur t’i nxisë që devetë të ecin më shpejtë po këndonte himne dhe mbante tempo. Kënga u shpejtua rritet tempo po ashtu edhe devetë ecnin më shpejtë. Pejgamberi a.s. u shqetësua për femrat mbi deve i thotë Enxheshesë: Kujdes të mos thyhen kristalet.

Eja Ajshe…

Një ditë afer xhamisë muslimanët zezakë nga Etiopia po luanin një lojë nga krahina e tyre. I kujtohet gruaja e tij Aishja. Shkon në shtëpi dhe I thotë: – Ajshe, eja edhe ti t’i shikojmë. Ajsheja r.a tregon: – Mbështeta faqen time për supin e tij dhe fillova ta ndjekë lojën. Loja zgjati shumë, ndërsa Pejgamberi a.s here pas here më pyeste: – A nuk është mjaftë më? – Ipergjigjesha: Jo ende. Edhe pse ai u lodh nuk më tha asgjë. Ndërroi këmbën dhe vazhdoi të qëndrojë me mua.